Sport

"Arroganca dhe mungesa e respektit mund t'i kushtojnë Guardiolës Premier League"

Kapiteni mitik i Arsenalit kritikon Pep Guardiolën para ndeshjes vendimtare mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

15 Shkurt 2023, 12:27 Nga DOSJA

"Arroganca dhe mungesa e respektit mund t'i kushtojnë

ANGLI - Tony Adams, kapiteni i Arsenalit për 14 sezone, shkruan në gazetën 'The Sun' se "arroganca dhe mosrespektimi mund t'i kushtojnë Pep Guardiolës ndeshjen kundër Arsenalit dhe titullin e Premierligës".

Sipas ish-futbollistit “nëse Pep Guardiola nuk i jep Arsenalit respektin që meriton, Bukayo Saka do ta shkatërrojë Manchester Cityn e tij”.

“Nuk e kam idenë se çfarë po përpiqet të bëjë Pep me mbrojtjen e tij këtë sezon dhe është thuajse sikur po përpiqet të heqë titullin”,- kritikoi njeriu që ishte trajner i Granadës në 2017. Këshilla që Adams i jep Guardiolës është "ndalo Sakën dhe ndalo Arsenalin. Është kaq e thjeshtë."

"Arroganca dhe mungesa e respektit mund t'i kushtojnë
Tony Adams, ish-kapiteni i ‘Topçinjve’ për 14 sezone kritikon Guardiolën në gazetën The Sun

Tony Adams argumenton se "Guardiola ka ‘municion’ për t’i mposhtur të gjithë, por ka pasur disa herë këtë sezon ku ai është përpjekur të jetë i zgjuar me taktikat e tij dhe ka rezultuar mbrapsht. Me gjithë talentin që Guardiola ka në dispozicion, duhet të jetë një punë shumë e thjeshtë”, tha Adams.

Manchester City dhe Arsenali, sot, në orën 20:30, në ‘Emirates Stadium’, do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje kyçe për luftën për titullin e Premierligës. Arsenali ka 51 pikë dhe një ndeshje më pak dhe Manchester City e ndjek me 48 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll