Sport

Gjenden atletet, por jo futbollisti i shumëpërfolur Christian Atsu. Menaxheri: "Ka ende 5 persona të gjallë nën rrënojat e asaj godine"

Familja e futbollistit ganez prej ditësh është në pritje të ndonjë lajmi për të dhe po ndihmon në kërkimin e të gjallëve nën rrënojat e godinës luksoze që nuk i rezistoi goditjes me magnitudë 7.7 ballë.

15 Shkurt 2023, 12:39 Nga DOSJA

Gjenden atletet, por jo futbollisti i shumëpërfolur Christian Atsu.

TURQI - Futbollisti i Hyatt Sport, Christian Atsu është ende nën rrënoja pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë dhjetë ditë më parë.

Fillimisht, lajmet për ish-futbollistin e Chelsea-t ndryshuan, nga fakti se ai u gjet i gjallë dhe i plagosur, tek ai i vdekur - por situata është e tillë që nuk ka asnjë lajm për të edhe pas dhjetë ditësh kërkim !

Gjenden atletet, por jo futbollisti i shumëpërfolur Christian Atsu.

Familja e futbollistit ganez prej ditësh është në pritje të ndonjë lajmi për të dhe po ndihmon në kërkimin e të gjallëve nën rrënojat e godinës luksoze që nuk i rezistoi goditjes me magnitudë 7.7 ballë.

Deri më tani kanë arritur t’ia gjejnë banesën – më saktë, pjesët që i përkasin shtëpisë ku ka jetuar, dhe i kanë gjetur këpucët, por nuk e kanë gjetur atë!

Gjenden atletet, por jo futbollisti i shumëpërfolur Christian Atsu.

Menaxheri e Christian Atsu, Nana Secere, tha në një deklaratë për "Hurriyet" se ka ende njerëz të gjallë nën rrënoja dhe shpresojnë që futbollisti të jetë në mesin e tyre.

"Unë jam aktualisht me familjen e Christian në zonën e tërmetit në Hataj. Pamja është vërtet e mahnitshme, zemrat tona janë thyer për njerëzit që u prekën. Dhoma e Atsu-së është. Kemi gjetur dy palë atlete të tij ”, thotë menaxheri dhe vazhdon:

"Sipas informacioneve nga kamera termike nën rrënoja, janë edhe pesë persona të tjerë të gjallë. Prandaj, nuk kemi përcaktuar saktësisht se ku ndodhet Christian. Është një situatë vërtet e vështirë. Ne u jemi mirënjohës të gjitha ekipeve të shpëtimit, turke dhe të huaja. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të gjetur të mbijetuarit," tha ai .

Gjenden atletet, por jo futbollisti i shumëpërfolur Christian Atsu.

Pjesa qendrore e Turqisë është goditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër në një seri tërmetesh , dhe është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra nga Kaharamanmaras, e cila tashmë u godit nga dy tërmete katastrofike të hënën e kaluar me magnitudë 7.7 dhe 7.8 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, të paktën 35.418 persona humbën jetën në serinë e tërmeteve në Turqi, ndërsa të paktën 5.800 njerëz vdiqën në Sirinë fqinje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll