Bota

HISTORIA- Si studentja 20-vjeçare arrestohet në Rusi për një postim në Instagram, rrezikon 10 vite burg

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

14 Shkurt 2023, 19:40 Nga A.B
HISTORIA- Si studentja 20-vjeçare arrestohet në Rusi për
Olesya Krivtsova

RUSI- Studentja e universitetit Olesya Krivtsova ka munguar shumë orë mësimi. Kjo pasi 20-vjeçarja Olesya është në arrest shtëpiak. Ajo ka një etiketë elektronike në këmbë. Policia mund të monitorojë çdo lëvizje të saj.

Çfarë krimi ka bërë ajo? Olesya u arrestua për postime kundër luftës në mediat sociale. Një prej tyre kishte të bënte me shpërthimin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

"Unë postova një histori në Instagram për urën," i thotë Olesya BBC, "duke reflektuar se si ukrainasit ishin të kënaqur me atë që kishte ndodhur."

Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën. Pastaj filloi drama.

"Unë po flisja në telefon me nënën time," kujton Olesya, "kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme."

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

HISTORIA- Si studentja 20-vjeçare arrestohet në Rusi për

"Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet," thotë Olesya. “Kisha parë raporte për vendime të çmendura në Rusi, por nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje dhe vazhdova të flisja”.

lufta ukraine-rusi olesya krivtsova

Sondazh

Poll