Bota

Mbi 41 mijë viktima/ Rëndohet bilanci i të vdekurve, shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Ndërkohë, 5,714 persona raportohen se kanë humbur jetën në Siri duke përfshirë si zonat e kontrolluara nga qeveria edhe ato të kontrolluara nga rebelët.

14 Shkurt 2023, 19:16 Nga a.l
Mbi 41 mijë viktima/ Rëndohet bilanci i të vdekurve, shuhen
Pamje nga tërmeti

TURQI- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së hënës në Turqi dhe Siri është rritur në 41 mijë. Tashmë më shumë se një javë nga tërmeti shkatërrues, shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e banesave të shembura thuajse janë shuar.

Mediat e huaja raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 41,132. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka njoftuar se vetëm në Turqi janë regjistruar 35,418 viktima, duke e kthyer tërmetin në fatkeqësinë më të rëndë të vendit në një shekull. 

Ndërkohë, 5,714 persona raportohen se kanë humbur jetën në Siri duke përfshirë si zonat e kontrolluara nga qeveria edhe ato të kontrolluara nga rebelët.

termet ne turqi

Sondazh

Poll