Bota

PAMJE rrëqethëse nga rrënojat e Turqisë/ Gjendet një grua e bllokuar, në sfond dëgjohet zëri i një djali të vogël

Në njërën video shihet një grua e bllokuar, ndërsa sa merr sinjal nga punonjësit e shpëtimit, fytyra e saj gjallërohet nga gëzimi. 

14 Shkurt 2023, 19:06 Nga a.l
PAMJE rrëqethëse nga rrënojat e Turqisë/ Gjendet një
Pamje nga tërmeti

TURQI- Në media qarkullojnë video me pamje drithëruese të të mbijetuarve nën rrënoja që me orë të tëra janë përpjekur të sinjalizojnë grupet e kërkim-shpëtimit. Ekipet e shpëtimit shihen në rrënoja, ku pamjet tregojnë edhe presionin dhe vështirësitë me të cilën ato përballet për të shpëtuar njerëzit.

Në njërën video shihet një grua e bllokuar, ndërsa sa merr sinjal nga punonjësit e shpëtimit, fytyra e saj gjallërohet nga gëzimi. 

Në një tjetër video dëgjohet teksa grupet e kërkim shpëtimit thërrasin pasi ka situata kur e kanë të vështirë të identifikojnë njerëzit e bllokuar dhe mundohet që nëpërmjet zërit të kuptojnë nëse ka apo jo.

Nga ana tjetër e rrënojave dëgjohet zëri i një djali të vogël që jep shenja jete.

termet ne turqi

Sondazh

Poll