14 Shkurt 2023, 19:35
Nga a.l
Jens Stoltenberg
Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s u takuan në Bruksel për të diskutuar lidhur me dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se shtetet kanë dërguar armë në Ukrainë, dhe do të vazhdojnë të dërgojnë, në mënyrë që Ukraina të ketë “atë që i duhet dhe kur i duhet” për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus.
Austin njoftoi për ndihmë shtesë që shtetet që mbështesin Ukrainën janë zotuar se do të ofrojnë, përfshirë tanke, municione, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe plane për të integruar sistemet dhe për të trajnuar trupat ukrainase. Por, Austin tha se ministrat e NATO-s nuk kanë ndonjë vendim sa i përket dërgimit të avionëve luftarakë, që Ukraina ka kërkuar nga aleatët.
Ai tha se aktualisht nuk ka shenja se Rusia po grumbullon avionët luftarakë për të kryer ndonjë sulm masiv ajror, por shtoi se Rusia ka numër të konsiderueshëm të avionëve në inventarin e saj, prandaj aleatët perëndimorë kanë theksuar nevojën që të dërgohen aftësi të mbrojtjes ajrore.
Austin po ashtu tha se Ukraina pritet që të kryejë një ofensivë në pranverë. Si Austin, ashtu edhe gjenerali amerikan, Mark Milley, folën për përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Milley tha se Rusia po dërgon rekrutë dhe të burgosur “drejt vdekjes së sigurt” duke i dërguar në fushëbetejë dhe në të njëjtën kohë po pëson humbjen “strategjike, operacionale dhe taktike”.
Ai tha se numri i shteteve që janë zotuar se do t’i dërgojnë tanke Ukrainës është rritur në 11, ndërkaq 22 shtete të tjera janë zotuar se do të dërgojnë makina luftarake për këmbësor, 16 shtete do të dërgojnë artileri dhe municion dhe nëntë vende sisteme të mbrojtjes ajrore. Përderisa 24 shkurti po afron – kur shënohet njëvjetori i nisjes së pushtimit – Rusia po përdor shumë artileri në betejën më të ashpër, atë për marrjen e kontrollit të qytetit të Bahmutit. Së fundmi, Kremlini ka intensifikuar operacionet në mbarë pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës dhe para njëvjetorit të nisjes së pushtimit, po synon që të nisë një ofensivë të madhe./REL
lloyd austin
Bota
14 Shkurt 2023, 19:31
a.l
Mike Pence
SHBA- Ish-nënpresidenti republikan i SHBA-së, Mike Pence, pritet ta kundërshtojë një thirrjeje të jurisë...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:21
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se tërmetet e fuqishme të javës së kaluar ishin të m...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qart&e...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:26
k.m.
Mike Pence
Ish-nënpresidenti republikan i SHBA-së, Mike Pence, pritet ta kundërshtojë një thirrjeje të jurisë së ma...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:20
A.B
Mevlut Çavusoglu
TURQI- Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot për një “faqe të re”...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:16
a.l
Pamje nga tërmeti
TURQI- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së hënës në Turqi dhe Siri është rritur n&...
Bota
14 Shkurt 2023, 19:06
a.l
Pamje nga tërmeti
TURQI- Në media qarkullojnë video me pamje drithëruese të të mbijetuarve nën rrënoja që...
Bota
14 Shkurt 2023, 18:58
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, pranoi të martën se ka themeluar Agjencin&eu...
Bota
14 Shkurt 2023, 18:51
a.l
anije
RUSI- Rusia ka filluar vendosjen e anijeve taktike me armë bërthamore në Detin Baltik për herë të parë në...
Bota
14 Shkurt 2023, 18:51
A.B
Policia
INDI- Rrjeti britanik BBC në Indi është bastisur ditën e sotme nga zyrtarët indianë me akuza evazioni fiskal, pak pas...