Bota

'Qindra mijëra ndërtesa janë të pabanueshme'/ Erdogan: Tërmetet patën fuqinë e një bombe atomike

Erdogan tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa ishin të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore, duke shtuar se çdo vend do të përballet me probleme gjatë një fatkeqësie të tillë.

14 Shkurt 2023, 19:21 Nga a.l
'Qindra mijëra ndërtesa janë të pabanueshme'/
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se tërmetet e fuqishme të javës së kaluar ishin të mëdha sa bomba atomike dhe kanë vrarë 35,418 në rajonin jugor të vendit.

Erdogan tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa ishin të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore, duke shtuar se çdo vend do të përballet me probleme gjatë një fatkeqësie të tillë.

Kërkimi i dëshpëruar për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri vazhdon, ndërsa shpëtimtarët duke përdorur qen gërmues dhe kamera termike vëzhguan blloqet e banesave të pluhurosura për çdo shenjë jete tetë ditë pas katastrofës. Ekipet në qytetin jugor të Turqisë, Hatay, shpëtuan një baba dhe një vajzë 209 orë pas katastrofës së javës së kaluar. 26-vjeçarja Emine Akgul u nxor gjithashtu nga rrënojat në Hatay 201 orë pas tërmetit.

termet ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll