Bota

“Faqe e re” mes Greqisë dhe Turqisë pas tërmetit, Çavusoglu: Shpresoj që solidariteti ynë të jetë hap vendimtar

Çavusoglu foli sot për një “faqe të re” në marrëdhëniet greko-turke, me rastin e tërmetit vdekjeprurës.

14 Shkurt 2023, 19:20 Nga A.B
“Faqe e re” mes Greqisë dhe Turqisë pas tërmetit,
Mevlut Çavusoglu

TURQI- Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot për një “faqe të re” në marrëdhëniet greko-turke, me rastin e tërmetit vdekjeprurës në vendin fqinj dhe klimën e solidaritetit të ditëve të fundit. Në takimin që pati me homologun e tij izraelit, ministri i Jashtëm turk ndër të tjera theksoi:

“Ne duam stabilitet dhe paqe në rajonin tonë. Hapat që kemi ndërmarrë për të normalizuar marrëdhëniet tona me vendet e rajonit, veçanërisht me Izraelin, janë të dukshme”.

Duke iu referuar Greqisë, ai shtoi: “Shpresoj që solidariteti ynë gjatë këtij tërmeti të jetë vendimtar në hapjen e një faqeje të re me Greqinë. Prandaj, si të gjitha vendet e rajonit, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe paqen e rajonit tonë”.

Burimi: Kathimerini.gr

mevlut Çavusoglu

Sondazh

Poll