Sport

Gola pa fund/ Atletiko Madrid barazon Juven, Ronaldo penalizohet nga shtylla

18 Shtator 2019, 21:06 Nga DOSJA
Gola pa fund/ Atletiko Madrid barazon Juven, Ronaldo penalizohet nga shtylla

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ndeshja Atletico Madrid-Juventus, e cila është mbyllur me barazimin 2-2.

Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon dueli në fjalë ka dhuruar gola, por i ka ndarë skuadrat të dyja me nga një pikë.

Për “Zonjën e vjetër” ishte Cuadrado dhe Matuidi ata që realizuan pas pushimit dy gola, të cilët u dukën se shuan shpresat e spanjollëve.

Por pak minuta më vonë, Savic ngushtoi rezultatin dhe në momentet e fundit të ndeshjes Herrara barazoi shifrat.

Në fund Ronaldo pati shansin për të shënuar golin e fitores por topi doli ngjitur me shtyllën duke mos nxjerrë asnjë prej tyre fitues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletico madrid champions lague juventus atletico madrid champions lague juventus

Sondazh

Poll