Sport

Largohet nga Manchester City në fund të sezonit, David Silva shpjegon arsyet: Dua të lë kujtime të bukura

15 Shtator 2019, 15:33 Nga DOSJA
Largohet nga Manchester City në fund të sezonit, David Silva shpjegon

ANGLI- Lojtari David Silva do të largohet nga Manchester City sezonin e ardhshëm. Ky  vendim ka kohë që është publikuar, por tani spanjolli ka dashur që ta sqarojë situatën rreth këtij vendimi.

33-vjeçari, që është pjesë e Citizens që nga viti 2010, kur u transferua nga Valencia, deklaroi se për të ishte një vendim i vështirë, pasi luan për këto ngjyra prej një kohe të gjatë, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Ai theksoi se dëshiron të largohet në nivele të larta, duke lënë kujtime të bukura.

Natyrisht që është shumë e vështirë të largohesh pas kaq shumë vitesh. Kam kaluar shumë kohë të bukura këtu, por çdo gjë e bukur e ka një fund.

Unë dua që ta mbyll në këtë mënyrë, duke luajtur në nivele të larta. Ekipi po përmisohet çdo vit më shumë, dhe për mua do të ishte e vështirë të mbajë ritmin e lojtarëve më të rinj.

Prandaj kam vendosur që të mbyll në këtë mënyrë. Dhe jam shumë i kënaqu me atë që kam arritur gjatë qëndrimit tim këtu”, ka thënë David Silva.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport david silva manchester city david silva manchester city

Sondazh

Poll