Sport

Femra e parë e cila noton përmes kanalit anglez, 4 herë rradhazi pa u ndalur!

17 Shtator 2019, 15:28 Nga DOSJA
Femra e parë e cila noton përmes kanalit anglez, 4 herë rradhazi

KOLORADO-Sarah Thomas, 37 vjeçarja nga Kolorado, notoi për afro 130 milje përmes kanalit Anglez, duke u shpallur kështu femra e parë në botë që arrin ta bëjë diçka të tillë.

Sarah, jo më larg se vitin e kaluar u diagnostikua me kancer të gjirit, por ajo shprehet se noti e ndihmoi atë që ta mundte kancerin dhe ta hiqte mendjen nga sëmundja e saj.

Kritika nga e gjithë bota ka ngelur e mahnitur nga arritja e Sarës dhe e kanë quajtur atë si ‘super femra e vitit’ .

Sarah Thomas notoi nga Anglia ne Francë dhe anasjelltas dy herë rradhazi pa u ndalur, për vetëm 54 orë. Përpara saj askush nuk kishte mundur ta bënte diçka të tillë, duke e bërë atë njeriun e parë në botë që ja doli kësaj sfide.

Autorja Charley Connell, u shpreh se arritja e Sarës është një arritje e madhe për fizikun e njeriut por jo vetëm, gjithashtu edhe për atë mendor.  Ajo thekson se Sarah ka testuar limitet e durimit njerëzor, dhe ja ka dalë me sukses.

Burimi: BBC

E.C/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kampione noti kanali anglez sarah thomas sport kampione noti kanali anglez sarah thomas sport

Sondazh

Poll