Sport

Cristiano Ronaldo e pranon hapur: Ja si mund të kaloj mbi Messin!

18 Shtator 2019, 17:34 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo e pranon hapur: Ja si mund të kaloj mbi Messin!

PORTUGALI – Legjenda e futbollit, Kristiano Ronaldo në një intervistë për emisionin “Good Morning Britain” ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën lidhur me deklaratat që  ka bërë.

Gjatë intervistët futbollisti portugez ka treguar se për t’u renditur mbi Mesin do t’i duheshin rrëth  tetë “Topa të Artë”.

Sëfundmi futbollisti ka theksuar se rekordet që ai vë apo thyen janë pjesë e tij, ai thotë se nuk është  në ndjekje të rekordeve por ato vetë e ndjekin atë.

“Messi është në historinë e futbollit, por mendoj se duhet të kem gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë për të qenë mbi të. Do më pëlqente të fitoja më shumë dhe mendoj se e meritoj. Jam i sigurt se jam pjesë e historisë së futbollit për atë çfarë kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Nëse për fansat numri një ka tjetër emër dhe unë jam i dyti, nuk më intereson. Kam një fiksim me të fituarit dhe punoj për të. Rekordet janë pjesë e imja. Nuk i ndjek, por ato më ndjekin mua. Jam i fiksuar me fitoren dhe nuk mendoj se është diçka e keqe. Më motivon. Nëse diçka nuk ju motivon atëherë duhet të ndaloni. Në fund, rekordet vijnë në mënyrë natyrale. Gjatë ditës duhet të shkoj në palestër. Edhe nëse është për 30 apo 40 minuta. Në fund kjo e bën diferencën. Dhe duket, prandaj jam 34-vjeç por duket si 28”, tha Ronaldo.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kristiano ronaldo messi kristiano ronaldo messi

Sondazh

Poll