Sport

Atletico Madrid kërkoi 80 milionë euro, por Gjykata gjobit Barcelonën vetëm me 300 euro

17 Shtator 2019, 16:01 Nga DOSJA
Atletico Madrid kërkoi 80 milionë euro, por Gjykata gjobit

BARCELONË- Barcelona është dënuar me një gjobë prej 300 eurosh, një shumë qesharake kjo për të pasi shpenzon me miliona euro në merkato prandaj nuk ju  bën aspak përshtypje diçka e tillë.

Mediat e huaja kanë bërë publike lajmin bazuar në vendimet e gjykatës për të dënuar Barcelonën me këtë gjobë, për rastin “Griezmann” .

Kujtojmë që përplasja  mes dy klubeve spanjollë nisi menjëherë, pasi Griezmann firmosi kontratën e transferimit te Barcelona, pasi kjo pagoi klauzolën 120 milion euro. Ndërsa nga ana tjetër Atletico Madrid akuzoi katalunjasit se kishin shkelur rregulloren e FIFA-s.

Lidhur me këtë shkelje, Atletico Madrid ka kërkuar në Gjykatë edhe 80 milionë euro të shtesë, kërkesë e cila nuk është pranuar nga Gjykatë duke vendosur të gjobisë Barcelonën vetëm me 300 euro, një shumë krejt e papërfillshme për këtë të fundit.

Burimi: Marca

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletico madrid barcelona gjobë 300 euro atletico madrid barcelona gjobë 300 euro

Sondazh

Poll