Sport

CR7 shpërthen në lot, videoja e padëgjuar e babait të ndjerë e mbërthen në emocion: S’e njoh tim atë (VD)

16 Shtator 2019, 10:19 Nga DOSJA
CR7 shpërthen në lot, videoja e padëgjuar e babait të

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot kur Piers Morgan i ka treguar atij pamjet e babait të tij të ndjerë.

Yllit të Juventusit iu shfaq klipi i babait të tij Jose Dinis Aveiro duke folur për të me krenari në prag të turneut  Euro 2004 të zhvilluar në Portugali.

Babai i tij, një i alkoolizuar dhe ish-ushtarak, vdiq nga dëmtimi i rëndë i mëlçisë në moshën 52-vjeçare, duke humbur shumë nga sukseset e të birit dhe lindjen e katër nipërve të tij.

Në lot, Ronaldo rrëfeu gjatë intervistës një orëshe me Piers Morgan: ‘Unë kurrë nuk e kam parë videon. Nuk e pashë kurrë atë video. E pabesueshme. “

I pyetur se si ndihej të dëgjonte babanë e tij duke folur për krenarinë e tij për arritjet e djalit të tij, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid shtoi se marrëdhënia me babain ka qenë e vështirë.

“Unë mendoja se intervista do të ishte gazmore, por nuk prisja të qaja. Por unë kurrë nuk i pashë këto imazhe. Nuk e di se ku i keni marrë … Unë duhet të kem këto imazhe për t’ja treguar familjes time. Por unë me të vërtetë nuk e njoh babanë tim 100%. Ai ishte një person i dehur. Unë kurrë nuk fola me të, si një bisedë normale. Ishte e vështirë ,”- është shprehur ylli i futbollit.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë, që do të thotë se humbi shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij në futboll.

Gjithashtu ylli i futbollit foli gjatë intervistës edhe se pretendimi i përdhunimit e la atë shumë të turpëruar për të parë TV me fëmijët e tij.

Cristiano Ronaldo zbuloi se si përballja e një pretendimi për përdhunim e la atë të ndjehej i turpëruar para të dashurës dhe fëmijëve të tij. Duke folur për akuzën, ai tha: “Kjo të bën të ndjehesh aq keq. Një ditë isha në shtëpi në dhomën e ndenjes me të dashurën time dhe pastaj dalin lajmet që ata flasin për Cristiano Ronaldon, këtë dhe atë. Dëgjojn fëmijët qën zbresin shkallët dhe ndryshoj kanal sepse isha në siklet, ndihesha në siklet”.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga pretendoi se ylli i futbollit e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009, por Ronaldo i mohon me forcë pretendimet.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport babai i cr7 cr7 shpërthen në lot cristiani ronaldo ylli i futbollit babai i cr7 cr7 shpërthen në lot cristiani ronaldo ylli i futbollit

Sondazh

Poll