Aktualitet

Arrestimi i 4 zyrtarëve në Bashkinë Dimal/ DETAJE- hetimet nisën në 2020-ën pas kallëzimit nga një person

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

14 Shkurt 2023, 18:40 Nga A.B
Arrestimi i 4 zyrtarëve në Bashkinë Dimal/ DETAJE- hetimet
Qyteti

TIRANË- Hetimet për 4 zyrtarët e arrestuar në Bashkinë Dimal kanë nisur në nëntor të 2020-ës. Shkak u bë një kallëzim i bërë nga personi me inicialet P.B. Sipas këtij të fundit, punonjësit e Bashkisë dëmtuan biznesin e tij me pretendimin se aty do ndërtohej një lulishte.

Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve '90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër. Më tej në kallëzim thuhet se në atë vend ka nisur të ndërtohet një objekt që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar. 

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Të arrestuarit:

-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve.

-Altin Pali, drejtor Urbanistike.

-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie.

SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre./Dosja.al

bashkia dimal arrestime ne bashkine dimal agim cuni arben guraj altin pali

Sondazh

Poll