Aktualitet

Busti i Skënderbeut do vendoset në Ulqin e Tuz, Camaj: Procedura do finalizohet këtë vit

Në Ulqin dhe Tuz të Malit të Zi, së shpejti pritet që të vendoset busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.Vendimi është marrë nga këshillat komunalë, ndërsa drita jeshile është dhënë edhe nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi. Politikanët shqiptarë atje shprehen të lumtur që më në fund një ëndërr disa vjeçare po bëhet realitet.

14 Shkurt 2023, 18:37 Nga A.B
Busti i Skënderbeut do vendoset në Ulqin e Tuz, Camaj: Procedura do
Skenderbeu

TIRANË- Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të vendoset në dy qytetet shqiptare të Malit të Zi, Ulqin dhe Tuz. Këshillat komunalë e kanë marrë vendimin dhe megjithëse procesi i vendosjes do të duhej të ishte kryer, vonesat kanë qenë të pashmangshme.

Politikani shqiptar në komunën e Tuzit, Nikoll Camaj, beson që e gjitha kjo proçedurë do të finalizohet brenda këtij viti, raporton Oranews.

Nikoll Camaj: Kanë bërë parapërgatitje për dokumentacionin që të vënë bustin e Skënderbeut. Procedura shkon në Kuvendet lokale për të caktuar vendin, dimensionet. Kjo është vlerësuar nga qytetarët, është pritur mirë nga Diaspora. Kjo e fundit ka treguar gatishmëri që ta financojë. Në Ulqin monumenti pritet të jetë prej bronzi, një metra e gjysmë i lartë, në një bazament prej tre metra e gjysmë.

Lajmi është pritur me gëzim nga shqiptarët e dy komunave, ndërsa për financimin e projekteve pritet që një kontribut të çmuar të japë diaspora shqiptare.

skenderbeu

Sondazh

Poll