Aktualitet

U kap me kokainë dhe heroinë në shtëpi, vihet në pranga shqiptari në Zvicër

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në më shumë se 30,000 franga.

14 Shkurt 2023, 17:38 Nga a.l
U kap me kokainë dhe heroinë në shtëpi, vihet në pranga
heroina

ZVICËR- Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik droge, u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Cyrihut. Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tij është bërë nga policia bashkiake gjatë një kontrolli të hënën në Kreuzplatz në Cyrih ku u sekuestruan një sasi të vogël kokaine dhe heroinë.

Në shtëpinë e të dyshuarit u zbuluan më shumë se një kilogram heroinë, sasi të vogla kokaine, produkte prerëse dhe disa qindra franga para të gatshme. Vlera e drogës së sekuestruar arrin në më shumë se 30,000 franga. 

arrestohet shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll