Aktualitet

Kapen tre shqiptarë me drogë në Itali, u sekuestrohen 27 mijë euro, kokainë e kanabis

Lastampa shkruan se shqiptarët e moshës 36, 33 dhe 30 vjeç, po vëzhgoheshin prej kohësh nga policia në Casale Monferrato por u arrestuan me 6 Shkurt pas një kontrolli në makinën ‘Renault Laguna’.

14 Shkurt 2023, 15:22 Nga I.A
Kapen tre shqiptarë me drogë në Itali, u sekuestrohen 27
Sekuestrimet

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi. Lastampa shkruan se shqiptarët e moshës 36, 33 dhe 30 vjeç, po vëzhgoheshin prej kohësh nga policia në Casale Monferrato por u arrestuan me 6 Shkurt pas një kontrolli në makinën ‘Renault Laguna’.

Njëri prej tyre shkaktoi dyshime nga fakti se po mbante krahët në pjesën e barkut ku edhe kishte fshehur një enë plastike me kokainë. Pas kontrollit në banesë, u gjetën edhe dy pako të tjera me 150 doza drogë. U sekuestruan mbi 27 mijë euro dhe kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Gjithsej policia ka sekuestruar 130 gramë drogë, 27 000 euro, 8 telefona celularë, disa pa karta të përdorura për komunikim me klientët.

arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll