Aktualitet

Përplasjet me armë në Gjermani dhe Belgjikë, Policia arreston dy shqiptarët (NGJARJET)

Autori 26-vjeçari shqiptar është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi në Gjermani.

14 Shkurt 2023, 16:42 Nga A.B
Përplasjet me armë në Gjermani dhe Belgjikë, Policia
Policia

GJERMANI- Zbardhet përplasja me armë mes bandave kundërshtare në Duisburg të Gjermanisë. Për pasojë në atë kohë kur edhe ndodhur përplasja i plagosur mbeti jo vetëm objektivi i sulmit, por edhe një kalimtar i rastit i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori 26-vjeçari shqiptar është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor në 2021 rreth orë 21:15, ku dy personat janë përfshirë në një përplasje mes tyre në Vulkanstrasse/cep të Charlottenstrasse në lagjen e dritave të kuqe. Shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për një grua (dyshohet e dashura e autorit që qëlloi me armë). Pas të shtënave me armë autori dhe personi i sulmuar, holandezi janë larguar menjëherë, por gjatë kontrolleve dhe hetimeve policia ka rënë në gjurmët e tyre, duke vënë në pranga të riun shqiptar në Greqi.

Një tjetër ngjarje kriminale është zbardhur në Belgjikë. Një i ri qëlloi me armë në qytetin Germinal në Saint-Servais, ndaj një personi. Autori i dyshuar 20-vjeçari shqiptar është arrestuar. Shqiptari jetonte në Belgjikë prej katër vitesh, ndërsa tashmë përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

ngjarje kriminale gjermani greqi

Sondazh

Poll