Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, MSH: 9 raste të reja, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 395 teste të kryera, 9 prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

14 Shkurt 2023, 18:26 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri, MSH:  9 raste të reja, asnjë
Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 395 teste të kryera, 9 prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Aktualisht, referuar të dhënave të fundit, në gjithë vendin raportohen 126 raste aktive.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 395 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal.

Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395

Testime totale 2,035,354
Raste pozitive 333,342
Raste të shëruara 329,620
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 7
Shkodër. 4
Vlorë 3
Durrës. 3
Berat. 1
Gjirokastër. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll