Politike

Rama i ftoi në dialog pa kushte, Basha një orë takim “kokë më kokë” me aleatët, vendosin kundër unanimisht

18 Shtator 2019, 15:22 Nga DOSJA
Rama i ftoi në dialog pa kushte, Basha një orë takim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për rreth një orë mbledhjen urgjente në selinë blu me aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ka qënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog. 

Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Të sapo dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën. Ndërsa vetë kryedemokrati i është drejtuar mediave të pranishme në gjermanisht, duke thënë: Asgjë e re!

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.

Basha tha se letra e Ramësështë provokim, dhe se reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me kryetar të Reformës Zgjedhore, ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aletatet edi rama lulzim basha rama leter opozites basha mbledh aletatet edi rama lulzim basha rama leter opozites

Sondazh

Poll