Politike

Lot për Enver Hoxhën në Gjirokastër, reagon Flamur Golemi: T’i dënojmë për ‘agjitacion’? Unë s’kam nostalgji pë

18 Shtator 2019, 15:17 Nga DOSJA
Lot për Enver Hoxhën në Gjirokastër, reagon Flamur Golemi:

GJIROKASTËR– Pas përfshirjes së Drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, në incidentin e ndodhur gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, një reagim ka ardhur edhe nga kryebashiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Në një prononcim për mediat, Golemi është shprehur se personalisht nuk kishte asnjë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha por që dashamirë të tij do të kishte gjithmonë dhe se ai nuk mund t’i dënonte.

Nuk e kam ndjekur me vëmendje rastin për të cilin po flisni. Për mua ceremonia përsa i përket pjesës së Bashkisë shkoi shumë mirë. Falenderoj të gjithë ata që punuan për aktivitetet dhe për pjesëmarrësit. Unë personalisht s’kam asnjë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha, as ndonjë axhendë të fshehtë që të rikthej komunizmin në Gjirokastër apo glorifikoj ate sistem. Shqipëria është ndarë njëherë e mirë me atë sistem. Nostalgjikë të atij sistemi dhe të diktatorit kemi ende mes nesh, por s’do të thotë se ne si institucione shtetërore duhet të bëjmë sërish luftë klasash apo t’i dënojmë për ‘agjitacion e propagandë’. Për qytetarët dhe për ju si media ka rëndësi qëndrimi zyrtar i Bashkisë Gjirokastër. Disa nostalgjikë të Enver Hoxhës kanë qenë, janë aty dhe do të jenë sa të kenë jetë, por nuk e ndikojnë aspak axhendën tonë. Ne sot nderuam të rënët në luftë. Ajo luftë ishte e të gjithë popullit, jo e një individi, qoftë ky edhe ish diktatori. Thirrje dashamirëse për mediat. Mos i instrumentalizoni kot më kot këto raste sporadike që kanë kohë që s’përbëjnë më lajm në Shqipëri,“-tha Golemi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar paraditen e sotme, një i moshuar është përlotur për diktatorin Hoxha, ka qënë pikërisht ku momenti kur Kudret Alikaj ka shprehur edhe ai “simpatinë” e tij për të duke e cilësuar edhe si komandant.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ceremonia e 76-vjetorit te clirimit te gjirokastres enver hoxha flamur golemi gjirokaster ceremonia e 76-vjetorit te clirimit te gjirokastres enver hoxha flamur golemi gjirokaster

Sondazh

Poll