Politike

Ftesa e Ramës për opozitën, revoltohet Myslim Murrizi: Uleni b*thën në tokë, mendoni se jeni pronar të karrikeve në Kuve

18 Shtator 2019, 17:16 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për opozitën, revoltohet Myslim Murrizi: Uleni

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas ftesës për dialog që kryeministri Edi Rama i bëri opozitës.

Me anë të një statusi në Facebook, Murrizi shkruan se si kundërpërgjigje, të gjithë deputetët që nuk e njohin dhe mbështesin as Ramën dhe as Bashën u mblodhën paraditen e sotme për të konsoliduar qëndrimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Keni dy rrugë o “ dashnorë” permanent të talljes me votën e qytetarëve shqiptare dhe ju që mendoni se jeni pronar të karrikeve të parlamentit. Ose uleni b*thën në tokë dhe shikoni rreth e rrotull se sa ju vijnë nga pas, e se sa do mundeni së bashku t’i shpëtoni drejtësisë për zullumet që keni bërë. Ose hapni fushatën e “donatorëve” që të grumbulloni para të botës së krimit apo “ oligarkëve” që ju jepni miliona kur jeni në pushtet, dhe filloni “ gjuetinë” në Kuvend për të blerë kë të mundeni që të votoj sipas “dashurisë” tuaj të vjetër,”-shkruan ndër të tjera Murrizi në statusin e tij.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, me anë të një letre u ka bërë ftesë publike për dialog krerëve të partive opozitare. Rama ka ftuar Bashën, Kryemadhin, Dukën, Ndokën, Dulen e Mediun në një tryeze për të dialoguar për Reformën Zgjedhore.

Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë. Basha tha se letra e Ramës është provokim, dhe se reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me kryetar të Reformës Zgjedhore, ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu opozite-maxhorance edi rama lulzim basha myslim murrizi rama fton opoziten per dialog rama leter opozites reforma zgjedhore dialogu opozite-maxhorance edi rama lulzim basha myslim murrizi rama fton opoziten per dialog rama leter opozites reforma zgjedhore

Sondazh

Poll