Politike

“Lushnja s’ekziston në Kadastër”, Korreshi kërkon llogari, Lame tek Ligjet: Duket sikur s’është bërë asgjë, mbyllet në fund të vitit 2023

Deputeti tha gjithashtu se numri i aplikimeve të bëra online është rritur, por përgjigje nuk u është kthyer.

14 Shkurt 2023, 14:16 Nga F.M
“Lushnja s’ekziston në Kadastër”, Korreshi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka kërkuar llogari nga kreu i Kadastrës Artan Lame për regjistrimin e pronave në Lushnje. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Korreshi tha se shtëpitë e vjetra nuk janë legalizuar dhe as nuk u janë caktuar oborret që janë për përdorim. Deputeti tha gjithashtu se numri i aplikimeve të bëra online është rritur, por përgjigje nuk u është kthyer.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Saimir Korreshi: Unë pashë që ka mbi 4 mijë aplikime pa përgjigje, shifrat më të frikshme janë në momntin që ka kohë zgjedhjesh. Ka ulje në 2016-n, ka rritje në fazë tjetër…Kjo është një pikë që më intereson, problem i madh në Lushnje janë shtëpitë e vjetra. Shtëpitë autoktone, edhe pse kemi një proces kaq të madh legalizimi, janë të vetmit që s’kanë marrë gjë. Oborret, nuk është bërë asnjë. Unë po flas për Lushnjen, duke parë ato që di. Ja ta mbaroj këtë njëherë. Tapitë janë gjëja e dytë. Shiko se unë nuk jam edhe aq mirë në ekonomi, por disa gjëra më ranë në sy. Mua më duket si ajo pjesa e një agjenti tatimor, zyra e hipotekës, sesa atë që çfarë përfaqëson ligji 20/20. Ato që janë kryesore janë me regjistrimin filletar, a jeni në dijeni se Lushnja asnjë nga dy zonat kadastrale nuk janë në sistem?

Artan Lame: Atëherë duhet të dini që Lushnja s'ka dy zona kadastrale. Kur thuhet që Lushnja ka dy dhe s'është bërë asnjëra, duket sikur s'është bërë asgjë. Lushnja ka 60 zona kadastrale dhe e gjithë orocedura ka nisur para 10 apo 15 vitesh. Ideja është që cilësia e punës së bërë ka qenë skandaloze dhe ky është një megjithatë në tetor të vitit 2023 ose deri në fund të vitit 2023, do të mbyllet e gjithë procedura.

saimir korreshi artan lame ligjet 14 shkurt 2023

Sondazh

Poll