Politike

Përplasjet në Kuvend/ Maxhoranca kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD, mes tyre dhe Berisha

Në kërkesë bëhet me dije se kërkohet përjashtimi i kryedemokratit Sali Berisha, Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka si dhe të deputetëve Belind Këlliçi e Edi Paloka. 

14 Shkurt 2023, 13:49 Nga F.M
Përplasjet në Kuvend/ Maxhoranca kërkon përjashtimin e 4
Kuvendi

TIRANë- Maxhoranca ka kërkuar përjashtimin e katër deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave e përplasjeve që shkaktuan një ditë më parë në sallën e Kuvendit. Në kërkesë bëhet me dije se kërkohet përjashtimi i kryedemokratit Sali Berisha, Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka si dhe të deputetëve Belind Këlliçi e Edi Paloka. 

Çfarë ndodhi dje?

Opozita zhvilloi dje një protestë para Kuvendit, e pasuar nga ajo e 11 shkurtit. Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë. Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit.

Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin 'McGonigal' ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led. Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme. Deri më tani, policua ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

kuvendi i shqiperise foltorja per pd sali berisha sali berish flamur noka edi paloka belind kellici

Sondazh

Poll