Politike

'Nuk e dorëzojmë Parlamentin'/ Berisha para Kryesisë së PD: Rezistencën duhet ta shumëfishojmë

Berisha deklaroi se PD do të vazhdojë rezistencën në parlament madje duhet ta shumëfishojë atë. 

14 Shkurt 2023, 13:38 Nga A.B
'Nuk e dorëzojmë Parlamentin'/ Berisha para Kryesisë
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike nuk e dorëzon Parlamentin. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë. Berisha u shpreh se demokratët nuk do të tërhiqen nga zgjedhjet dhe nuk do të dorëzohen. Më tej, ai shtoi se PD do të vazhdojë rezistencën në parlament madje duhet ta shumëfishojë atë. 

'Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet, as të dorëzohen. Ky është revolucion.
Unë e kuptoj se ky term ngjall debat. Por në rast se një vendi, me forca madhore, i shkatërrohet pluralizmi, si mund ta rivendosë ai? Ai është një akt kundërrevolucionar, ky është revolucion. Ai është grusht shteti kundër pluralizmit.

Ne jemi në të drejtën tonë dhe ne i injorojmë këto. Marrim vetëm qëndrimet e parlamentit: a mund të veprohet në një parlament siç vepron Edi Rama me Lindën e tij kryetare? Në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll