Politike

Dhunë për të marrë pushtetin? Berisha: Jemi në hapat më fillestare të mosbindjes civile, do përdorim çdo forcë

Berisha mohoi përdorimin e dhunës, duke shtuar se do të përdoret çdo forcë e mosbindjes civile.

14 Shkurt 2023, 13:19 Nga A.B
Dhunë për të marrë pushtetin? Berisha: Jemi në hapat
Mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se demokratët nuk do të përdorin dhunë për të marrë pushtetin. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha mohoi përdorimin e dhunës, duke shtuar se do të përdoret çdo forcë e mosbindjes civile.

'Sot është koha që ne të bëjmë gjithcka për një komunikim. Të vazhdojmë këtë revolucionin në mënyrë kreative. Atyre se pa dhunë nuk përmbyset, u them se dhuna nuk na sjell objektivat që kërkojmë. Jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit, nuk shkojmë të forca, se kjo do të thotë të marrim pushtetin me forcë. Por përdorim cdo forcë të mosbindjes civile.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll