Politike

Kryesia e PD, Berisha: Rama është porositës i vrasjes së opozitës, ai largohet vetëm me revolucion

Kryedemokrati tha se Rama do të largohet nga pushteti vetëm me revolucion.

14 Shkurt 2023, 13:17 Nga A.B
Kryesia e PD, Berisha: Rama është porositës i vrasjes së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama se është porositës i vrasjes së opozitës. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, kryedemokrati tha se Rama do të largohet nga pushteti vetëm me revolucion. Po ashtu, kreu i PD deklaroi se shqiptarët po vidhen, duke përmendur se 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë ndërsa 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë.

'McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet. Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.

Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion. Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës. Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë? Marrim vetëm këto krahasime. Kurse rrugët anësore të autostradës Lekaj-Tepelenë shkojnë 7.1 milionë dollarë për kilometër. 320 milionë së bashku.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll