Politike

Lame tek Ligjet: Kadastra është 100% online, zero kontakt me qytetarin! Brenda dy viteve mbyllen procesi i kalimit të pronave, sigjeroj të mos ketë më rivlerësim pasurie

Lame tha se propozon që të mos ketë më rivlerësim pasuri, por një ulje të taksës.

14 Shkurt 2023, 14:06 Nga F.M
Lame tek Ligjet: Kadastra është 100% online, zero kontakt me
Artan Lame

TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame është shprehur se i gjithë procesi i legalizimit të pronave dhe kalimi i tyre online do të mbyllet brenda dy viteve. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Lame tha se viti 2021 ka qenë periudha që ka pasur kulmin e kalimit të pronave. Ai tha se ajo ngarkesë nuk mund të vijë më, pasi gjithçka po shkon drejt mbylljes tashmë. I pyetur në lidhje me rivlerësimin e pasurive, Lame tha se propozon që të mos ketë më rivlerësim pasuri, por një ulje të taksës.

Pjesë nga fjala e Lames:

Nga 2006 i kemi këto të dhëna. Pika maksiamle 48 000 në vit në 2016. Nga 24 000 legalizime 2021, në 20 000 këtë vit 2022. Kjo rënie, është lajm i mirë, kazani i legalizimeve po mbaron. Fakti që po bije dhe është në rënie, tregon se procesi legalizimeve drejt mbylljes. Sipas llogarive për pjesën që ka hyrë në proces mbyllet për dy vitet e tjera. Nëse janë bërë 240 000 janë dhe rreth 30 000 që s'janë bërë dhe kemi dhe rreth 70 000 që s'mund të legalizohen, pasi kanë probleme ligjore. Kjo tregon se llogaritë e vitit 2013 janë mbyllur. Ne e gjetëm me 277 000 dhe e kemi mbyllur. Rivlerësimi i pasurive pastaj, është një aksion jashtë radhës së Kadastrës. Ndodhi për 2 vite. Nga hera e parë që janë bërë, gjithnjë e më tepër qytetarë të përfshirë në rivlerësimet. Unë gjykoj, që duhet diskutuar në të ardhmen, që s'duhet të ketë më rivlerësim të pasurisë. Ndoshta duhet ulur çmimi i taksës, që sot është 15%, në mos gabohem. Ulja e taksës do të bënte që qytetarët të futen në sistem. Mendoj se është më mirë të ulet taksa.

artan lame ligjet 14 shkurt 2023

Sondazh

Poll