Aktualitet

Tentoi të vjedhë një makinë, 27-vjeçari kapet mat me pinca në duar

Me pincën do vidhte makinën.

14 Shkurt 2023, 10:02 Nga F.M
Tentoi të vjedhë një makinë, 27-vjeçari kapet mat me
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Muhamet Deliu'. 27-vjeçari me inicialet K. L., banues në Tiranë u kap me një pincë multifunksionale me të cilën dyshohet se ka tentuar të vjedhë këtë automjet.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën "Muhamet Deliu". Gjatë kontrollit fizik të 27-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një pincë multifunksionale me të cilën dyshohet se ka tentuar të vjedhë këtë automjet.

policia e tiranes

Sondazh

Poll