Aktualitet

Zhduken dy persona në 24 orët e fundit, familjarët ngrenë alarmin

Familjarët kanë bërë denoncime.

14 Shkurt 2023, 09:50 Nga F.M
Zhduken dy persona në 24 orët e fundit, familjarët ngrenë
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy persona janë zhdukur pa gjurmë. Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre në polici. B. Sh. (M)., 82 vjeç, ka denoncuar se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi P. Sh., 41 vjeç, me probleme të shëndetit mendor. M. M., 48 vjeçe, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi F. M., 49 vjeç, dhe nuk është kthyer më. 

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B. Sh. (M)., 82 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi P. Sh., 41 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Sipas deklarimeve të shtetasit B. Sh. (M)., 41-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 48 vjeçe, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi F. M., 49 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Sipas deklarimeve të shtetases M. M., 49-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

policia e tiranes

Sondazh

Poll