Politike

"Duhet të ndihmojmë Lulin"/ Gjyqi për PD, Berisha: Yuri Kim i shkoi në zyrë Veliajt, ai mori gazetarin të ma thoshte mua. "Guvernatorja" s'e mohoi

Sali Berisha tha se lajmin ia konfirmoi më pas vetë ambasadorja me një status në rrjetet e saj sociale. 

13 Shkurt 2023, 22:24 Nga k.m.
"Duhet të ndihmojmë Lulin"/ Gjyqi për PD, Berisha: Yuri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije një takim që sipas tij ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "TopStory", Berisha tha se lajmin ia konfirmoi më pas vetë ambasadorja me një status në rrjetet e saj sociale. 

“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.

Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Erion Veliajt, e i thotë duhet të ndihmojmë Lulin. Erion Veliaj i thotë 'po'. Kjo duket si fantazi por është shumë reale. I kam thënë këto. Erion Veliaj thërret një kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash. Kolegu juaj gazetar vjen në zyrën time, më thotë kështu-kështu. Unë direkt në konferencë shtypi, akuzoj Yuri Kim. Të nesërmen, ajo e pranoi. Bëri Tëitter nuk e mohoi. tha të ndërhysh në drejtësi për mirë, nuk është gjë e keqe. Nuk e mohoi se ma tha Veliaj, ma tha gazetari se nuk komunikoj me të. Se kush është e merrni me mend se unë nuk e them dot,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll