Politike

'Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë'/ Berisha LIVE në emision, Agron Neza i çon MESAZH: Problemi është se jemi tropojanë

Pas leximit të mesazhit, Berisha tha se Neza ka të drejtë që të mbrohet si të dojë para drejtësisë amerikane. 

13 Shkurt 2023, 21:52 Nga k.m.
'Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në
Sali Berisha

TIRANË- Agron Neza i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit, teksa fliste për skandalin e “Charles McGonigal”, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe Agron Nezën, por ky i fundit ka reaguar me një mesazh në telefon të drejtueses së emisionit Grida Duma ku ka mohuar akuzat e ngritura nga Berisha. Pas leximit të mesazhit, Berisha tha se Neza ka të drejtë që të mbrohet si të dojë para drejtësisë amerikane. 

PJESË NGA EMISIONI: 

Mesazhi nga Agron Neza: Përshëndetje Grida, unë jam Agron Neza, dhe po ndjek emisionin tuaj. Dua të them se më vjen keq që po i dëgjoj nga doktorri këto fjalë, sepse si doktori edhe unë jemi tropojanë. Në qoftë se Edi Rama do të më kishte dhënë para do të isha në burg dhe jo në Shqipëri. Azem Hajdari ka bërë gabimin më të madh që të futi në politikë.

Berisha: Ka të drejtë që të mbrohet si të dojë se është person në hetim. Por aktakuza e prokurorit të ëashtingon thotë se Agron Neza na solli të dhëna nga zyra e kryeministrit. Mbi bazën e atyre të dhënave McGonigal kërkoi që të niste hetimin. Edi Rama ka kryer vepër penale të shumëfishtë.

sali berisha agron neza charles mcgonigal

Sondazh

Poll