Politike

Berisha bën deklaratën E FORTË: Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama

Prandaj dhe sipas tij, kjo është një mbrojtje ndaj tij për çështjen e "non gratas" që i është vënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

13 Shkurt 2023, 21:28 Nga k.m.
Berisha bën deklaratën E FORTË: Telefoni im është
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se telefoni i tij është përgjuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi në emisionin “Top Story” në Top Channel, se Obama kishte urdhëruar përgjimin e 125 kryeministrave në botë dhe në listë ka qenë edhe emri i tij. Prandaj dhe sipas tij, kjo është një mbrojtje ndaj tij për çështjen e "non gratas" që i është vënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjstrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë mua, më regjistrojnë. I thashë, që po të regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën "non grata","-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll