Politike

'Edi Rama ka frikë ka 3 javë që është zhdukur'/ Zhupa: Nuk vjen se gjithçka që do të thotë do përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA

Sipas Zhupës, gjithçka që do të thotë Rama, do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA.

13 Shkurt 2023, 19:45 Nga a.l
'Edi Rama ka frikë ka 3 javë që është
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila ka marrë pjesë në protestën e organizuar sot para Kuvendit, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga drejtësia amerikane, pas aferës së McGonigal. Sipas Zhupës, gjithçka që do të thotë Rama, do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA.

“Për kryeministrin që ju e quani me të drejtë kryekrimineli i shqipërisë. Për kryeministrin që kërkon ta zëvendësojë PD-në dhe lobon me paratë tuaja për të zhdukur opozitën. Një zonjë këtu më tha që të them që “buka merret me fletore dhe djathi me vizore”. Kjo maxhorancë nuk do t’ja dijë fare. Liria nuk blihet e nuk shitet. Ju luftoni për një vend që kërkon të jetë anëtar i NATO-s dhe jo të luftojmë marrëdhëniet me SHBA-në. Edi Rama ka frikë, ka tre javë që është zhdukur nga ajo sallë. Nuk vjen dot sepse gjithçka që do të thotë do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore në SHBA dhe këtu. Ne nuk do të ndalemi, ky revolucion do të na çojë në fitore”, u shpreh Zhupa.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 18:30 k.m.

Ndërpritet seanca plenare

Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamenta...