Politike

Takimi me kryeministrin Bavarez/ Rama: 3 ishin çështjet që diskutuam, firmosëm dhe disa marrëveshje! Protesta e opozitës? Mendoj për revolucion digjital

Ai tha se ishte folur edhe për bursa që mund të ofrohen për studentët shqiptarë të cilët në të ardhmen do të duan të studiojnë në Bavari.

13 Shkurt 2023, 20:38 Nga a.l
Takimi me kryeministrin Bavarez/ Rama: 3 ishin çështjet që
Edi Rama

TIRANË- Pas takimit të tyre, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder kanë mbajtur një konferencë për mediat ku bënë me dije se janë firmosur një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi dhe shëndetësia. Tre ishin çështjet kryesore për të cilat kryeministri Rama kishte biseduar me kryeministrin bavarez. 1. Zhvillimin e sipërmarrjes; 2. Hapjen e një shtëpie kulture bavareze; 3.Mbështetja e të rinjve shqiptarë dhe bavarezë në programe të ndryshme studimi. 

 “Në takim folëm për tre gjëra kryesore. Kryeministri ka ardhur këtu së bashku me jo vetëm pjesën e qeverisë por edhe përfaqësues të sipërmarrjes të ekonomisë Bavarisë dhe me dëshirën dhe vendimin për të hapur një zyrë të Bavarisë për të zhvuilluar sipërmarrjen në Tiranë. Një zyrë për thirthjen e sa më shumë investimeve nga Bavaria por edhe njohjes më të afërt të sipërmarrjes dhe përfitueshmërisë E dyta folëm me kryeministrin për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë", tha kryeministri Rama. 

Ai tha se ishte folur edhe për bursa që mund të ofrohen për studentët shqiptarë të cilët në të ardhmen do të duan të studiojnë në Bavari.

"Së treti folëm për të mbështetur më shumë të rinjtë, që duan të shkojnë në Bavari dhe ata që duan të rikthehen në Shqipëri dhe që duan të marrin më të mirën nga universitetet e Bavarisë për t’u kthyer dhe punuar në Shqipëri. Kryeministri ka më shumë për të thënë dhe është njeriu i duhur që të ndajë me ju atë që ndau edhe me mua. Kryeministri e ka cilësuar Bavarinë si portën e Ballkanit Perëndimor në Republikën Federale të Gjermanisë”-tha Rama mes të tjerash.

Ndërkohë i pyetur për protestën e opozitës të mbajtur në 11 shkurt dhe thirrjet e Berishës për revolucion, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të jepte shumë komnete duke thënë se kishte në mendje revolucionin digjital dhe jo atë që mendonte opozita. 

'Një nga gjërat më të bukura që bëjnë gjermanët në kënvështirmin tim është që kur flasin në prani të të huajve nuk merren me njeri tjetritn. Kryeministrti ka ardhur këtu për marrëdhënie me Shqipërinë që janë marrëdhënie historike. Gjërat që ne flasim janë të interesin të përbashkët, kështu që se çfarë flasim ne këtu janë gjëra që nuk i takon kësaj konfernece. Ju e dini dhe unë e kam thë gjithmonë që në gjuhë të huaj në prani të miqvë te huaj unë nuk flas kurrë për probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip me njeri-tjetrin. Se çfarë duhet të thotë pastaj kryeministri që, vajta atje dhe ata po ziheshin me njeri-tjetrin? Jo! Ne jemi vend i lirë demokratik, secili ka qasjen e vetë për revolucionin, unë me kryeministrin fola për revolucionin digjital, opozita ka një tjetër revolucion në mëndje është e drejta e saj", tha Rama. 

Në fjalën e tij, poashtu edhe kryeministri bavarez, Markus Söder tha se Bavaria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu njoftoi se në Tiranë do të hapet një zyrë kontakti me qëllim rritjen e bashkëpunimit me personat të cilët duan të shkojnë të punojnë në Gjermani.

Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes Parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Do të hapim një zyrë kontakti këtu që do të rrisë bashkëpunimin, për ata që duan të vijnë në BE është që njerëzit nga Shqipëria të vijnë dhe të punojnë te ne, do keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Europës,”- tha Söder.

Vizita e kryeministrit bavare zhvillohet pothuajse 40 vite pas vizitës së parë zyrtare të kryeministrit kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss (ati i Bavarisë moderne), i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

edi rama

Sondazh

Poll