Politike

Noka bën zhurmë në sallë, i kërkon fjalën Nikollës: Po bëni gjithçka që Sali Berisha të mos flasë

Pas tij fjalën e mori Oerd Bylykbashi, i cili tha se socialistet kishin formuar një "çetë" për të sulmuar numrin një të Partisë Demokratike. 

13 Shkurt 2023, 18:00 Nga k.m.
Noka bën zhurmë në sallë, i kërkon fjalën
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë DEmokratike, Flamur Noka ka tërhequr vëmendjen disa herë me një bilbil për të marrë fjalën për procedurë. Sipas tij, po bëhej gjithçka që të mos i jepej fjala kryedemokratit Sali Berisha. Ndërsa pas tij fjalën e mori Oerd Bylykbashi, i cili tha se socialistet kishin formuar një "çetë" për të sulmuar numrin një të Partisë Demokratike. 

PJESË NGA BISEDA:

Flamur Noka: Kam gjysmë orë që kërkoj fjalën për procedurë
Lindita Nikolla: O zoti Noka ulu në vend dhe sillu siç i ka hije një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Flamur Noka: Cicërima që dëgjuam më parë tregon panik dhe tmerr që e ka zënë sulltan Surrelin. Gjithçka që Sali Berisha të mos flasë, ka gjë më të turpshme se kjo që po bëni ju. Procedurë është kjo.
Lindita Nikolla: Janë ligjërime jo etike. Zoti Bylykbashi, fjalën për procedurë.
Oerd Bylykbashi: Do të mbaheni mend si drejtuesja që ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Ajo që është për turp sot është që gratë deputete po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën kushtetuese.
Lindita Nikolla: Të të vijë rëndë, të të vijë turp dhe të kërkosh ndjesë. Ta heq të drejtën e fjalës. Zonja Gjylameti.

flamur noka oerd bylykbashi seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 17:39 k.m.

ERDHËN DRITAT! Rinis Kuvendi

Pamje nga Kuvendi TIRANË- Pas thuajse 30 minutave në terr, rikthehet energjia elektrike në Kuvendin e Shqipërisë. Me të ardhu...