Politike

Berisha zë Foltoren e Kuvendit, Gjylameti i kërkon LLOGARI: Ose nxirr VIDEO-t, ose kërkoni ndjesë. Nikolla ndërpret seancën

Fjala e Berishës nuk u dëgjua për shka të një problemi me mikrofonin ndaj dhe Nikolla ndërpreu për 5 minuta seancën plenare.

13 Shkurt 2023, 18:01 Nga k.m.
Berisha zë Foltoren e Kuvendit, Gjylameti i kërkon LLOGARI: Ose nxirr
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Për shkak se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha zuri Foltoren. E ndërkohë socialistja Blerina Gjylameti i kërkoi që të nxirrte videot erotike që thuhej se kishte. Por fjala e Berishës nuk u dëgjua për shka të një problemi me mikrofonin ndaj dhe Nikolla ndërpreu për 5 minuta seancën plenare.

PJESË NGA DEBATI: 

Gjylameti: Është në nderin tuaj zoti Berisha, ose të nxirrni videot, ose të kërkoni ndjesë për gjuhën e përdorur. Noka hiqeni atë bilbil nga goja se është e trupshme kjo që po bëni.

Nikolla: Lironi foltoren.

Berisha: *nuk dëgjohet pa mikrofon.

Nikolla: 5 minuta pushim sa të vendoset qetësia në sallë.

sali berisha seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 17:39 k.m.

ERDHËN DRITAT! Rinis Kuvendi

Pamje nga Kuvendi TIRANË- Pas thuajse 30 minutave në terr, rikthehet energjia elektrike në Kuvendin e Shqipërisë. Me të ardhu...