Politike

Berisha tenton të hyjë në Kuvend, Garda e ndalon në hyrje 

Sot ka seancë në Kuvend, e ndërsa në po të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”.

13 Shkurt 2023, 16:51 Nga DOSJA
Berisha tenton të hyjë në Kuvend, Garda e ndalon në
Sali Berisha tenton të hyjë në parlament

TIRANË- Kanë nisur tensionet e para të protestës së thirrur pasditen e sotme nga Partia Demokratike, ku kryetari i opozitës Sali Berisha ka tentuar të hyjë në Kuvend por është ndaluar nga Grada e cila ndodhej në hyrje. 

Sot ka seancë në Kuvend, e ndërsa në po të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll