Politike

Protesta nis për pak/ Berisha në këmbë drejt Kuvendit 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është duke u drejtuar më këmbë drejt Kuvendit, pak minuta nga nisja e protestës së thirrur sot në orën 17:00. J

13 Shkurt 2023, 16:45 Nga k.m.a.l
Protesta nis për pak/ Berisha në këmbë drejt Kuvendit 
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është duke u drejtuar më këmbë drejt Kuvendit, pak minuta nga nisja e protestës së thirrur sot në orën 17:00. Jo më kot është vendosur ky orar nga ana e opozitës për të tubuar drejt parlamentit, pasi paralelisht do të mbahet edhe seanca plenare. 

Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll