Politike

Balla: Do përjashtohet çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit! S’ka shkarkim të Nikollës, zbatoi rregulloren

Balla ka folur edhe për kërkesën e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

13 Shkurt 2023, 15:17 Nga F.M
Balla: Do përjashtohet çdo deputet që bllokon foltoren e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur sot se kushdo që përpiqet të pengojë punimet në foltoren e Kuvendit do të përjashtohet sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.

“Çdo deputet që bllokon foltoren Rregullorja e Kuvendit  është e qartë, duhet të përjashtohet  nga punimet plenare për 10 ditë. Parlamenti funksionin dhe për çdo përpjekje për të bllokuar atë do të zbatohet rregullorja. Rregullorja  e thotë qartë që kush pengon zhvillimet normal të punimeve të Kuvendit do të ndëshkohet,”- tha Balla.

Balla ka folur edhe për kërkesën e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Ka pasur një kërkesë qesharake nga ana e deputetëve të opozitës lidhur me pretendimin se në ushtrimin e detyrës së saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kryer shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Këshilli i Legjislacionit e ka bërë verifikimin dhe raporti është gati, ku konkludohet se Kryetarja e Kuvendit ka respektuar gërmë për gërmë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën dhe për pasojë në seancën e datës 16, Kuvendi duhet të votojë kërkesën ku Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mënyrë unanime do të votojë kundër kësaj kërkese”, nënvizoi Balla.

taulant balla seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll