Politike

Debat për McGonigal/ Balla: Alibeaj e Doda të ulen me mua ta diskutojmë, do bëhet kur të jetë Rama prezent

Ai shtoi se paraprakisht ka menduar që çdo deputet të flasë 5 minuta. Por, Balla tha se kjo gjë do të bëhet kur prezent të jetë kryeministri Edi Rama, i cili sot mungon pasi do të presë kryeministrin e Bavarisë.

13 Shkurt 2023, 15:31 Nga F.M
Debat për McGonigal/ Balla: Alibeaj e Doda të ulen me mua ta
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ka analizuar kërkesën për mocion me debat me kryemnistrin Edi Rama për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat, Balla tha se që ky debat të zhvillohet, ai duhet të ulet dhe të diskutojë në një tavolinë me Enkelejd Alibeajn e Mesila Dodën, krerët e dy grupeve parlamentare. Ai shtoi se paraprakisht ka menduar që çdo deputet të flasë 5 minuta. Por, Balla tha se kjo gjë do të bëhet kur prezent të jetë kryeministri Edi Rama, i cili sot mungon pasi do të presë kryeministrin e Bavarisë.

“Siç ju informova, kemi miratuar zhvillimin me mocion me debat brenda 30 ditëve. Që mocioni me debat të zhvillohet, duhet të ulet Alibeaj dhe Doda bashkë me mua që të përcaktojmë edhe kushtet. Unë kam propozuar 12 orë dhe kohët e përkatëse. Duhet të biem dakord edhe për datat, mendoj që nga një nga të enjtet që vijnë ne do ta zhvillojmë edhe këtë debat. Duhet ta flasim edhe me kryetarët e grupeve. Kemi përcaktuar kohën më të madhe që është bërë ndonjëherë, kryeministri do jetë. Sot Shqipëria mikpret një mik të rëndësishëm që viziton Shqipërinë, kryeministri i landit të Bavarisë ka një axhendë të paracaktuar, përpos kësaj seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që u jepet deputetëve,”- tha Balla.

taulant balla seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll