Politike

Pak para nisjes së protestës, Berisha mbledh grupin parlamentar, u jep porositë e fundit deputetëve

Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.

13 Shkurt 2023, 14:51 Nga F.M
Pak para nisjes së protestës, Berisha mbledh grupin parlamentar, u jep
Selia blu

TIRANË- Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka mbledhur grupin parlamentar vetëm pak kohë para protestës së paralajmëruar në orën 17:00 te Kuvendi. Në fokus të mbledhjes do jetë protesta e sotme dhe porositë e fundit që do tu japë Berisha anëtarëve të grupit. Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.

Berisha ka paralajmëruar nisjen e një protestë në orën 17:00 të pasdites së sotme, kur dhe në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Vendimi u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll