Politike

“Orgji dhe korrupsion erotik”/ Balla: Gratë socialiste do tu përgjigjen mesazheve seksiste të Berishës

Balla tha se ministret dhe deputetet do t’i përgjigjen në grup Berishës.

13 Shkurt 2023, 15:24 Nga F.M
“Orgji dhe korrupsion erotik”/ Balla: Gratë socialiste do tu
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se gratë socialiste do tu përgjigjen akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka folur për orgji me zyrtarë. Pas mbledhjes së grupit socialist, Balla tha se ministret dhe deputetet do t’i përgjigjen në grup Berishës.

“Të gjitha koleget deputete dhe Ministre të Partisë Socialiste, kanë ngritur një shqetësim që lidhet me disa deklarata të natyrës së diskriminimit gjinor dhe seksual, nga deputeti Sali Berisha ku do të njiheni sot me një deklaratë grave deputete dhe minister të PS-së,”- tha Balla.

Ç’ka deklaruar Berisha?

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për korrupsion erotik. I ftuar në studio televizive dhe para gazetarëve, Berisha është shprehur se qeveria ka korruptuar ambasadorë të huaj, duke u dërguar zyrtaret si eskorta dhe duke i filmuar. Berisha nuk ka përmendur emra, por një prej ambasadpreëve që sipas tij është filmuar, tashmë është larguar nga Shqipëria.

sali berisha taulant balla seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll