Politike

"Je marrë me prostitucion, u kape duke u nxjerrë viza moldaveve"/ Balla i përgjigjet Berishës: Të enjten të pres në gjyq

Ai shtoi se nëse Berisha vijon tu qëndrojë të njëjtave fjalë, do t'i duhet t'i konfirmojë ato gjyq. 

13 Shkurt 2023, 11:17 Nga F.M
"Je marrë me prostitucion, u kape duke u nxjerrë viza
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlanentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se me kryedemokratin Sali Berisha do të përballet në gjyq për akuzat që ky i fundit i ka bërë në lidhje me prostitucionin. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto akuza, Balla tha se të enjten do të mbahet seanca e parë gjyqësore për padinë e dërguar prej tij. Ai shtoi se nëse Berisha vijon tu qëndrojë të njëjtave fjalë, do t'i duhet t'i konfirmojë ato gjyq. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Jeni akuzuar shumë kohët e fundit nga kryedemokrati Sali Berisha, keni një përgjigje për të?

Taulant Balla: Po, meqë doje ta shtroje dhe këtë çështje, të enjten mbahet senaca e parë, nëse ai njeri u qëndron atyre akuzave, të vijë në GJKKO të enjten. Unë e kam thënë gjithmonë, ky është ilaçi i vetëm. Të bëri tjetri një akuzë, hidhe në gjyq. Ja ta shohim të enjten. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar shumë herë kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për lidhje me anëatrë të grupeve kriminale, por së fundmi ka rikthyer disa akuza të vjetra. Berisha ka deklaruar se shumë vite më parë, Balla është marrë me prostitucion. Sipas Berishës, Balla është kaour nga autoritetet në Rumani duke tentuar të nxjerrë viza për vajza moldave, por që në atë kohë, është 'shpëtuar' nga lideri historik i PS-së, Fatos Nano.

taulant balla seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll