Politike

Berisha: Ministria e Brendshme, është ministria e familjes, aty Ardi Velijtë kurdisin kurthe kundër opozitës

 Gjatë një takimi me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi në këtë ministri ngrihen kurthe, organizohen manipulime si dhe është një institucion që mbron trafiqet e drogës.   

12 Shkurt 2023, 19:03 Nga I.A
Berisha: Ministria e Brendshme, është ministria e familjes, aty Ardi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Ministria e Brendshme është vendi ku manipulohen të dhënat e qytetarëve. Gjatë një takimi me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi në këtë ministri ngrihen kurthe, organizohen manipulime si dhe është një institucion që mbron trafiqet e drogës.   

"Në marshimin tonë simbolik, ministria e Brendshme, ajo është ministria e familjes. Aty është emëruar partneri i Delinës, aty manipulohen të gjitha të dhënat e qytetarëve, aty organizohen trafiqet, aty organizohen manipulimet, aty Ardi Velijtë kurdisin kurthe kundër opozitës dhe ai është një institucion krimi. Një institucion i cili ka ndikim shumë të madh në mbajtjen e këtij regjimi. Një institucion i cili ndikon dhe rrit, mbron trafiqet e drogës dhe trafiqet e tjera. Ndaj dhe mosbindja civile, opozita, ka punë direkt me të. Ministri i familjes," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll