Sport

Sulmuesi Erling Haaland, në dyshim për ndeshjen e Cityt ndaj Arsenalit në Londër...

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës kundër liderit të Premier League, Arsenal, pasi mori një dëmtim në fitoren 3-1 të Cityt ndaj Aston Villas.

13 Shkurt 2023, 13:08 Nga DOSJA
Sulmuesi Erling Haaland, në dyshim për ndeshjen e Cityt ndaj Arsenalit

ANGLI - Erling Haaland, i cili ka shënuar 25 gola në Premier League këtë vit, u largua në pjesën e parë në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Aston Villas. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola pas ndeshjes tha: “Erling ka një goditje. Në gjysmën e parë fola me mjekët. Ata thanë se ndoshta me rezultatin siç ishte, ne nuk kemi nevojë të rrezikojmë dhe unë rashë dakord.

Nëse rezultati do të ishte më i ngushtë, atëherë ndoshta nuk do ta kisha bërë. Nuk mendoj se është i dëmtuar, por do të shohim të hënën. Shpresoj se mund të jetë i gatshëm për të mërkurën. Por nëse ai nuk është gati ose ka rrezik, ai nuk do të luajë ”,- shtoi ai.

Manchester City do të shkojë në krye të renditjes, nëse mposht liderin Arsenal në ‘Emirates’, të cilët barazuan 1-1 në shtëpi me Brentford të shtunën, edhe pse ata kanë një ndeshje më pak. 

“Skuadra mbi ne humbi pikë, ndaj ishte e rëndësishme të përfitonim nga kjo mundësi dhe të mbyllnim përfundimisht diferencën”,- komentoi trajneri katalanas.“Ata kanë luajtur një ndeshje më pak, kështu që ne e dimë distancën, mendojmë se jemi ende gjashtë pikë prapa, por ne do të udhëtojmë në Londër për të provuar të përmirësojmë lojën tonë. 

Ndjej se jemi përmirësuar shumë, veçanërisht në stërvitjet e javës apo 10 ditëve të fundit. Të gjithë janë kaq të fokusuar, gjë që na jep mundësinë të jemi konkurrues. Nuk garanton se do të fitoni, por pa përqendrim kjo është e pamundur”.

Sulmuesi norvegjez Erling Halaand do të jetë një humbje e madhe për përballjen vendimtare me Arsenalin, ndonëse nuk ka shënuar në asnjë nga katër ndeshjet e tij jashtë fushe në të gjitha garat këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll