Sport

Liverpool mbështet Jurgen Klopp dhe do të shtypë "restart", për të riformatuar “Reds’…

Drejtuesit e klubit do të fusin duart në xhepa, t’i dhënë trajnerit gjerman mjetet financiare për të rindërtuar skuadrën verën e ardhshme, duke punësuar një drejtues të ri të skautingut.

12 Shkurt 2023, 16:57 Nga DOSJA
Liverpool mbështet Jurgen Klopp dhe do të shtypë

ANGLI - Jurgen Klopp do të qëndrojë, sipas “Times”, në krye të Liverpoolit  në mënyrë që “Reds” të... luftojnë pas sezonit të keq të këtij viti. Drejtuesit e klubit do të fusin duart në xhepa, t’i dhënë trajnerit gjerman mjetet financiare për të rindërtuar skuadrën verën e ardhshme, duke punësuar një drejtues të ri të skautingut, një pozicion kyç në proceset e 'rekrutimit' të klubit.

Ekipi Merseyside është afër emërtimit të pasuesit të Dr. Ian Graham, si drejtor i kërkimit, i cili ndërtoi departamentin e njohur të shkencës së të dhënave, puna e të cilit ka bërë rë mundur një numër transferimesh të klubeve që nga viti 2012. 

Mes tyre ishte edhe firma e Mohamed Salah nga Roma për 34 milionë paundë, Sadio Mane nga  Southampton për 36 milionë paundë dhe Andy Robertson për 8 milionë paundë nga Hull. Analiza e numrave të Graham, ndihmoi gjithashtu Liverpoolin edhe drejt punësimit të vetë Klopp në 2015.

Ndërkohë, sipas gazetës britanike, pavarësisht spekulimeve dhe skenarëve për të kundërtën, Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool dhe në fakt thuhet se është gati të rinovojë skuadrën e tij dhe të bëjë një rikthim në tituj. Trajneri gjerman ka lënë të kuptohet se do t'i jepen burime të konsiderueshme, për të rindërtuar skuadrën, me disa nga lojtarët më të mirë në afatin kalimtar në listën e dëshirave të tij.

Fenomeni i mesfushës së Borussia Dortmundit, 19-vjeçari Jude Bellingham, është ndër objektivat e tij kryesore. Sigurisht që ai ka një konkurrencë të madhe, pasi që anglezi është në listat e Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll