Bota

Një tjetër mrekulli/ Nxirret nga rrënojat pas 128 orësh foshnja 2 muajshe (VIDEO)

Mrekullisht foshnja ka mundur të mbijetojë ndërsa fati i nënës së saj nuk dihet ende. 

11 Shkurt 2023, 15:10 Nga a.l
Një tjetër mrekulli/ Nxirret nga rrënojat pas 128 orësh
Foshnja në Turqi

TURQI- Një tjetër mrekulli ka ardhur nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi. Orën e fundit emergjencat civile kanë shpëtuar një tjetër foshnjë 2 muajshe e cila ka qenë e bllokuar nën rrënoja për rreth 128 orë. Mrekullisht foshnja ka mundur të mbijetojë ndërsa fati i nënës së saj nuk dihet ende. 

Foshnja është dërguar menjëherë në spital për ekzaminim mjekësor. Gjithashtu ekipet e shtëpimti në Hatay arritën të shpëtonin nga rrënojat një 13-vjeçar dhe një çift në Antiyaman.

termet ne turqi

Sondazh

Poll