Politike

Negociatat, zbulohet vendimi i Gjermanisë: “PO” për Shqipërinë, por me 9 kushte

18 Shtator 2019, 13:20 Nga DOSJA
Negociatat, zbulohet vendimi i Gjermanisë: “PO” për

GJERMANI- Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me 9 kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë”

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

8.Reforma në administratë

9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kushtet e gjermanise per shqiperine negociatat e shqiperise me be po me kushte per shqiperine edi rama kushtet e gjermanise per shqiperine negociatat e shqiperise me be po me kushte per shqiperine

Sondazh

Poll